Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur për pozitën e partisë së tij në qeverinë e re të vendit, nëse atë e bën koalicioni PAN, që ka fituar zgjedhjet e 11 qershorit.
“Formula është numri i deputetëve. Nuk ka këtu se çfarë të sqarohet”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini. “Nisma do të jetë atje fuqishëm, sipas fuqisë politike që e ka në Parlament”, është shprehur ai.
“Posti i zëvendëskryeministrit i takon Nismës me marrëveshje”, ka thënë Limaj. “Ne i kemi dy-tri interesa. I kemi shpalosur në fushatën elektorale”, ka theksuar ai.
“Ne i kemi pretendimet tona aty. Dhe ne nuk shtojmë atje për t’ia bërë dikujt një shumicë apo një dekor”, ka deklaruar Limaj. “Ne shkojmë atje me ato angazhime që i kemi marrë para elektoratit, me tri prioritete”, është shprehur Limaj.
“Ne presim që prirotetet tona atje, do të gjejnë vend në programin qeveritar, vendin meritor”, ka thënë kreu i Nismës. Tri prioritetet e Nismës, ka rikujtuar Limaj, janë “bujqësia, vetëpunësimi, dhe paketa sociale”./arbresh.info/
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë