Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI) sot zhvilloi takim elektoral nëBerat, ku ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta u shpreh optimist për fitoren LSI-së, pasi sipas tij është partia e rinisë së Shqipërisë.
“Ne do të marrim pesë deputetë në Berat, ndërsa Tomit dhe Xherrit do ju lëmë nga një deputet, sa për shenjë”, tha Meta.
Ish-kreu i LSI-se ftoi të gjithë socialistët që në 4 vjet u injoruan dhe u poshtëruan nga Rilindja, të votojnë LSI-në, sepse kështu votojnë për bashkimin e së majtës. “Kreu i Rilindjes, në katër vjet jo vetëm nuk u kujdes për Shqipërinë, por u ktheu kurrizin socialistëve sapo mori votat dhe u vu në shërbim të 5-6 oligarkëve”, tha ai. Ilir Meta u shpreh optimist se populli i Beratit do të votojë të dielën alternativën e LSI-së për hapjen e 170 mijë vendeve të reja pune.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...