Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesin e rinumërimit të 280 kutive që janë futur për rinumërim.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të sot janë rinumëruar 55 kuti, ndërsa edhe 19 kuti të tjera janë duke u rinumëruar.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi procesi po vazhdon normalisht, ashtu siç është i planifikuar. Bëhet e ditur se edhe kutit e tjera janë pothuajse afër kompletimit.
Sipas Elezit, futja e të dhënave nga Formularët e Rezultateve për Subjekte Politike është kompletuar më shumë se 99%, kurse Formularët e Rezultateve të Kandidatëve janë kompletuar rreth 90%.
Skanimi i Listës Përfundimtare të Votuesve është pothuajse në përfundim dhe procesi i regjistrimit të votuesve me kusht është i kompletuar më shumë se 93%.
Ky skanim ndihmon KQZ-në në identifikimin e rasteve kur një votues ka votuar në Vendvotimin e rregullt por edhe me kusht, njofton RTK.
Sipas KQZ-së, pasi të kompletohet procesi i skanimit të Listës përfundimtare të votuesve që do të rinumërohen, nis procesi i numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta./arbresh.info/
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...
“Shpirt i ëmbël e starboy”, Elijona uron Klodin për ditëlind...
‘‘E goditëm dikë’’, Tragjedi në aeroportin e Denver në SHBA:...
Mbi 28 mijë kërkesa për regjistrim për zgjedhjet e 7 qershor...
Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ...