Lionel Messi ishte kërkuar për transferim te Manchester City verën e vitit të kaluar, pas disfatës së skuadrës së tij kombëtare në finale të Kupës së Amerikës kur sulmuesi ndihej që bordi i Barcelonës dhe trajneri nuk e dëshironin më në skuadër.
Kjo ngriti shqetësime të klubi që reagoi menjëherë duke kërkuar te babi i lojtarit, Jorge Messi, të rregulloj këtë situatë, por edhe pse u sigurua që ata do të refuzonin 250 milionë funta nga Manchester City, Lionel Messi dëshironte të largohej për shkak të problemeve me evazion fiskal, transmeton portali arbresh.info.
Luis Suarez, i cili është një shok i mirë i tij si në fushë ashtu edhe jashtë saj, ishte lojtari që ishte dashur ta bind sulmuesin argjentinas që të vazhdoj qëndrimin.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Mundo Deportivo’, pas shumë bashkëbisedimesh, Suarez arriti ta bind Messin që qëndrimi i tij në Barcelonë do të jetë gjëja më e mirë për të gjithë.
Përveç që janë shok shumë të mirë, dy lojtarët janë gjithashtu partner në një biznes./arbresh.info
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...