Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i gatshëm të paguaj taksat te autoritetet spanjolle me një shumë prej 14.7 milionë euro për të cilën superylli është akuzuar nga prokurorët për mashtrim.
Transmetuesi spanjoll ‘TVE’ ka zbuluar pa identifikuar burimet e tij se 32-vjeçari është i gatshëm të paguaj këtë shumë si një gjest i vullnetit të mirë, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo do të jetë përball gjykatës më 31 korrik për të dëshmuar që është i pafajshëm dhe që nuk ka fshehur asnjëherë të ardhurat e tij tek autoritetet në Spanjë.
Prokurorët spanjoll pretendojnë se sulmuesi i Real Madridit me dijeni ka shfrytëzuar një strukturë të biznesit për të fshehur të ardhurat e tij nga imazhi gjatë viteve 2011-2014./arbresh.info
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni