Shqiptarët po vazhdojnë të largohen nga Shqipëria. Sipas statistikave nga Eurostat, numri i azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria në vendet e Bashkimit Evropian në tremujorin e parë të vitit 2017, ishte 5440 me një rënie prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në 12 muajt e fundit kërkesat për azil nga Shqipëria kanë qenë rreth 28 mijë (27955).
Në vendin e parë për numrin e azilkërkuesve është Siria, duke pasuar nga Afganistani, Iraku, Pakistani, Nigeria dhe Eritrea dhe Shqipëria.
Në vitin 2015 kërkesa për azil nga Shqipëria arritën kulmin në rreth 67 mijë, të tretët në botë, për të rënë më pas në rreth 28 mijë në 2016-n.
Numri më i madh i azilkërkuesve është në Gjermani me 49 mijë aplikime, duke pasuar nga Italia me 36 900, pastaj Franca 22 000 e Greqia 16 500, raporton albinfo.ch.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit