Asambleja Parlamentare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thotë se u bashkohet monitoruesve të tjerë ndërkombëtarë, që do t’i vëzhgojnë zgjedhjet parlamentare në Shqpëri, këtë të diel.
Në kumtesën e sotme kjo asamble thekson se 45 përfaqësues të 18 shteteve, do t’i monitorojnë zgjedhjet së bashku me 300 vetë, që tashmë janë vendosur nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR), raporton AP nga Tirana.
Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe korrekte dhe lansimi i reformave gjyqësore mund të ndikojnë në Bashkimin Evropian se Shqipëria, anëtare e NATO-s prej vitit 2009, është e gatshme për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Këto zgjedhje, të nëntat me radhë në Shqipërinë paskomunsite, ku marrin pjesë 18 parti politike dhe koalicione, po mbahen pas kompromisit të arritur ndërmjet Partisë Socialiste në qeveri dhe Partisë Demokratike në opozitë.
Kjo parti opozitare për tre muaj e ka bojkotuar punën e Kuvendit të Shqipërisë për shkak të shqetësimeve se votimet mund të manipulohen.
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...