Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka zhvilluar me qytetarë në Fier tha se sot janë bashkuar fierakët për të mbështetur Republikën e Re të punësimit për Fierin dhe të gjithë Shqipërisë.
“Nuk ka forcë më të madhe në botë, se lufta e njerëzve të drejtë për kauzën e drejtë, kjo e ka bashkuar Fierin dhe ky është sekreti i fushatës tonë dhe vula e fitores tonë. Kjo do jetë fitorja e shqiptarëve dhe jo e një grushti njerëzish. Katër vitë kanë kaluar kur Edi Rama premtoi 300 mijë vende punë dhe Fieri nuk pa asnjë vend punë. Shqiptarët e varfër po largohen nga Shqipëria. Kjo, ndodhi se Edi Rama, jo vetëm nuk i mbajti premtimet, por i shkeli ato, sepse ai premtimet i kishte si karem për pushtetin që sot e quan thjeshtë timoni i pushtetit”, tha Basha.
Basha shtoi se në katër vite, timoni i Edi Ramës ishte shkatërrimi i ekonomisë, zero mbështetje për biznesin, qindra biznese të mbyllura në Fier dhe në të gjithë Shqipërinë. “Ai nuk kishte asnjë plan të ndihmonte ekonominë e shqiptarëve. Më 25 qershor, votoni alternativën tuaj sepse së bashku kemi një plan, ekonomi të fortë dhe të nesërme e sigurtë, që bazohet në uljen e taksave”, tha Basha
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...