Të paktën 26 persona janë lënduar në fluturimin e linjës ajrore kineze, përfshirë katër në gjendje serioze, pasi aeroplani hasi në turbulenca të forta në rrugën e tij nga Parisi, raporton Sputnik.
Të lënduarit janë duke u trajtuar në dy spitale në Kunming, qytet ky në jugperëndim të Kinës, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi ndjerë turbulenca të forta dy herë dhe turbulenca të vogla tri herë. Procesi zgjati rreth 10 minuta”, tha një pasagjer i quajtur Zhang, i cili pësoi një lëndim të lehtë dhe po merr trajtim në Spitalin e Yunnanit të Parë Popullor.
Një numër udhëtarësh u hodhën nga vendet e tyre dhe disa u lënduan nga bagazhet në rënie, duke shkaktuar thyerje të kockave, prerje të kokës, lëndime të indeve të buta dhe plagë të tjera të lehta, sipas pasagjerëve dhe spitaleve./Arbresh.info
Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani nuk jep përg...
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e...
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë
Zyrtare: Ernest Muçi është përfundimisht futbollist i Trabzp...
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...