Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore – Sektori Qendror i Hetimeve, me të marrë informatën nga Stacioni Policor Lipjan, për një person të zhdukur të gjinisë femërore të moshës 16 vjeçare, e cila dyshohej se mund të jetë viktimë e trafikimit, menjëherë ka filluar hetimin e rastit dhe me datë 14.06.2017 viktima është gjetur dhe intervistuar.
Nga hetimet lind dyshimi se viktima gjatë një periudhe kohore, është mbajtur nën kontroll nga ana e një të dyshuarit mashkull/kosovar/shqiptar. Ai me anë të mashtrimit, duke e shfrytëzuar edhe gjendjen e rëndë ekonomike dhe rrethanat familjare të viktimës, dyshohet se e ka shtyrë atë drejt shfrytëzimit seksual. I dyshuari me vendim te prokurorit dërgohen në mbajtje për 24 orë.
Më, 19.06.2017 është arrestuar edhe personi i dytë, nën dyshimin e konsumimit të veprës penale: Shërbimet Seksuale të Viktimës së Trafikimit. I dyshuari H.H. mashkull-shqiptar-kosovar, me vendim te prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Në rastin e dytë, pas një pune operative hetimore në teren, me datë 19.06.2017 në Pejë, është realizuar urdhëresa e lëshuar nga gjykata kompetente, për kontroll të një lokali ku dyshohej se kryhej veprimtari e dyshuar kriminale. Aty janë arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në veprat penale: Mundësim ose Detyrim ne Prostitucion dhe Ofrimi i Lokaleve për Prostitucion.
Dy të dyshuarit e arrestuar në një lokal nate janë:
– I.H. mashkull-kosovar-shqiptar, lindur më 1963 dhe
-SH.M. mashkull-kosovar-shqiptar, lindur më 1987,
Me vendim të Prokurorit të dyshuarit, dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara E.G. femër-kosovare-shqiptare, e lindur më 1993 është dërguar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje-Pejë në procedurë të shkurt.
Me vendim te Inspektoratit Komunal, lokali ku dyshohej se ushtrohej veprimtaria e ndaluar është mbyllur./Arbresh.info.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës