Në lidhje me padinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve për reformën në drejtësi, e konkretisht ligjin e vettingut reagoi edhe ish- kreu i shtetit Alfred Moisiu.
Moisiu u shpreh se ankimimit nga Kushtetuesja është shqetësues, pasi gjyqtarët nuk duan që të gërmohet e kaluara e tyre.
Ish- kreu i shtetit u shpreh se padia gjyqtarëve dhe prokurorëve është tendencioze dhe tenton të prekë vettingun.
“Padia e gjyqtarëve e prokurorëve është tendencioze, pasi tentohet të preket vettingu. Kjo padi ka qëllim të mbrapshtë. Shqetësim përbën edhe pranimi i kërkesës nga Gjykata Kushtetuese.
Duan që dorëheqja të njihet sa të zbulohen fakte ndaj tyre. Shoqata do që të pakësohen kriteret pranuese. Gjyqtarët duan të mos gërmohet e kaluara e tyre. Nga vettingu do të ketë përmirësime në vend ”, tha ish-presidenti Alfred Moisiu.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...