Lajmi për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit, ka sjellur një lloj zhgënjimi për tifozët e klubit “Los Blancos”, por ka ndezur shpresat për të tjerë ekipe të mëdha europiane, të cilët ëndërrojnë ta kenë portugezin në radhët e skuadrës, por edhe shumë të tjerë që pavarësisht dëshirës, nuk i kanë financat.
Momentalisht dy klube mund të bëjnë një shpenzim stratosferik, për të transferuar 4 herë fituesin e “Topit të Artë”, Man.United dhe Paris Saint Germain. “Djajtë e Kuq” janë gati të ofrojnë 200 milionë Euro për një rikthim të CR7 në Old Trafold, por edhe nëse portugezi e dëshiron një gjë të tillë pengësë është tekniku i United, Jose Mourinho, pasi marrëdhënia mes tij dhe Ronaldos, ka pësuar krisje.
Kanditati tjetër, Psg duket se ka bërë hapa më konkret. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, mes numrit një të klubit parizien, Naser Al-Khelaifi dhe menxherit të sulmuesit, Jorge Mendes ka pasur një takim dhe oferta e tyre është 140 milionë Euro për Realin e Madridit dhe 30 milionë për Cristiano Ronaldon.
.Bayerni i Mynihut gjithashtu duket se ka shfaqur interes, për yllin portugez. Tekniku i bavarezve, Carlo Anceloti ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me 32-vjecarin dhe kërkon ti rikthehet sërish bashkëpunimit më Ronaldon.
Aludime ka edhe për Milanin, ku përvec parave në marrëveshje kërkojnë të fusin edhe portierin e tyre Gianluiggi Donnarumma, por kuqezinjtë duket se janë skuadra me pak e favorizuar në këtë.
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...