Arsenali ka shprehur interesimin e tyre në mesfushorin e Juventusit, Mario Lemina.
23-vjeçari ka pranuar në fillim të këtij muaji se është i ngazëllyer me raportet që e lidhin atë me transferim te klubi në Emirates, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetarin e futbollit italian Tancredi Palmeri, “Topçinjtë” kanë zhvilluar negociatat fillestare me kampionin në Serie A.
“Arsenali ka kontaktuar Juventusin për Leminan”, shkruan Palmeri në rrjetin social Twitter.
Lemina, i cili iu bashkua Juves nga Marseille në vitin 2015, ka startuar 11 herë sezonin e kaluar gjatë të gjitha kompeticioneve./arbresh.info
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...