Profesori Milazim Krasniqi kërkon futjen në shkolla të lëndëve mediale e fetare

17:58 | 16 Qershor 2017
Arbresh.info

Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, e ka mbrojtur edhe njëherë idenë e futjes së lëndëve për mësim fetar dhe medial në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Përmes rrjetit social Facebook, Krasniqi ka sulmuar edhe ministrin e Arsimit, Arsim Bajramin, për të cilin ka thënë se nuk arrin të kuptojë urgjencën për futjen e mësimit medial në shkolla.

“Edukimi medial si lëndë obligative në shkolla fillore e të mesme është punë urgjente! Këtë urgjencë vetëm tipa si Arsim Bajrami nuk arrijnë ta kuptojnë. Edukimi fetar si lëndë zgjedhore në shkolla fillore është punë e urgjente! Këtë urgjencë vetëm institucionet me parashenjë neokoloniale nuk arrijnë ta kuptojnë”, ka shkruar tutje profesori universitar.