Ngushtica e Bosforit, që ndan kontinentin e Evropës me atë të Azisë ka ndryshuar papritmas ngjyrë. Duke u shndërruar nga e kaltër e mbyllët në bruz.
Ndryshimi ka alarmuar qytetarët që spekulojnë se mund të jetë për shkak të ndotjes apo ndonjë tërmeti, raporton AFP, transmeton portali arbresh.info.

Shkencëtarët megjithatë, kanë siguruar banorët që shkaku i ndryshimit të papritur është për shkak të një fitoplankton përgjatë Detit të Zi, dhe nuk ka arsye për alarm.
“Ky është një bekim për Detin e Zi”, tha Ahmet Cemal Saydam, profesor i shkencave të mjedisit në Universitetin Hacettepe.
Fitoplanktoni, organizma mikroskopikë të fotosintezimit, janë një element kyç i ekosistemeve detare pasi ato konsumohen nga një gamë e gjerë e kafshëve të detit./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BVWcEydFel-/

Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...