Kandidatja për deputete, Evgjeni Thaçi Dragusha, ka thënë se nuk dëshiron të jap shifra të pasakta të votave deri sa KQZ nuk shpall rezultatet zyrtare.
Dragusha ka shkruar se pret rezultatet e KQZ-së dhe se falënderon të gjithë për mbështetjen gjatë kandidaturës së saj si deputete.
Ky është postimi i plotë i saj:
Në pamundësi për t’iu përgjigjur një nga një numrit të madh të njerëzve të cilët janë të interesuar për rezultatin tim nga zgjedhjet e së dielës, iu informoj se unë ende po pres rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Duke mos dashur të iu jap shifra që mund të mos jenë të sakta, dhe duke mos paragjykuar asgjë, iu falënderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe vullnetin që me keni dhënë që nga shpallja e kandidaturës sime. Si emër i ri në këtë garë zgjedhore kjo mbështetje nga ju është thelbësore qe unë të vazhdoj më tej dhe me sukses t’iu përfaqësoj në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...