Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një automjeti (kamion) në autostradën Vërmicë-Prishtinë.
Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër shtetase e Suedisë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit meshkuj, njëri K/Shqiptar dhe tjetri shtetas i Sllovenisë janë dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ku raportohet se një person duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës.
Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info.
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...
Ylber Ramadani realizon gol të bukur ndaj Cagliarit
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërar...