Mediat serbe kanë komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë duke thënë se koalicioni i madh me të nominuar Ramush Haradinajn për kryeministër nuk do të mund ta formoj e vetme Qeverinë.
Sipas këtyre mediave, i nominuari për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të mund ta krijoj qeverinë me mbështetjen e LDK-së, transmeton arbresh.info.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Prishtinë njoftoi dje në bazë të më shumë se 90 për qind të votave të përpunuara se koalicioni i kryesuar nga kandidati i saj për kryeministër Ramush Haradinaj kryeson me rreth 35 për qind të votave, Vetëvendosja është e dyta me 26.7 për qind të votave, një koalicion i mbledhur nga ish-kryeministri Isa Mustafa, ishte i treti me 25.9 për qind të votave”, thuhet në shkrim./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...