Lulzim Basha ka sot ditëlindjen. Gjatë një takimi që pati në Tiranë me simpatizantët, kreut të PD-së i organizuan një surprizë. Dy vajzat e tij të vogla i sollën tortën me mbishkrimin e Republikës së Re duke i uruar ditëlindjen. Mes duartrokitjeve, Basha foli në mënyrë figurative për “ndarjen e tortës”.
“Torta do ndahet vetëm për fëmijët dhe qytetarët. Politikanët dhe pazari i vjetër s’ka më tortë” tha Basha, shkruan lapsi,al.
Ditëlindja e Bashës përkon me themelimin e PS, ose me ditën e ndryshimit të emrit, nga Partia Punës në Partia Socialiste. Edhe PS sot do të presë tortë ditëlindjeje.
Torta tjetër, ajo e pushtetit do pritet pas 25 Qershorit. Mbetet për t’u parë sa do t’u shpërndahet qytetarëve nga ajo “ëmbëlsirë”.
https://www.youtube.com/watch?v=8SFvA5YkBec
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...