Zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha ka thënë se PDK-ja në Drenas dhe në përgjithësi është dëmtuar nga votat e pavlefshme.
Berisha duke folur për KTV-në nga Drenasi ka thënë se koalicioni PAN do të shënonte fitore të thellë sikur votuesit e tyre të mos i mbushnin gabimisht fletëvotimet.
“PDK-ja është dëmtuar nga fletëvotimet e pavlefshme. Pra qytetarët nuk kanë qenë të informuar për mënyrën e votimit”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, bëhet fjalë për më shumë se 2 mijë fletëvotime të pavlefshme e që kanë qenë votë për PDK-AAK-NISMA por që janë shpallur të pavlefshme për shkak se janë votuar më shumë se 5 kandidatë për deputet./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?