Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar lokacionin e dy qendrave të votimit në Rahovec.
Me kërkesë të Komisionit Komunal Zgjedhor të Rahovecit, është vendosur që Qendra e Votimit -1602x, për shkak të demolirnit të objektit të shkollës fillore “7 Shtatori” objekti nuk i plotëson kushtet elementare për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, shkruan arbresh.info.
“Ne si KKZ kërkojme që procesi zgjedhor të zhvillohet në Shkollen e Mesme e Larte Profesionale “Selajdin Mullabazi-MICI”, 500 metra larg ish shkolles “7 Shtatori”,” thuhet në kërkesën e KKZ-së, dërguar KQZ-së.
Bëhet e ditur se për këtë janë të njoftuar të gjithë akterët që janë pjesemarrës në zgjedhje duke përfshirë edhe votuesit.
Votuesit e Qendrës së Votimit 1626a të shkollës “Isa Boletini” po ashtu janë bartur në Qendrën e Votimit 1633a shkolla fillore “Ardhmeria”. /arbresh.info
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...