Policia federale braziliane njoftoi sot se kishte arrestuar një italian, anëtar i rëndësishëm i “Ndranghetas”, mafia kalabreze, objekt i një mandat-arresti ndërkombëtar paraqitur nga Interpoli.
“Vincenzo Macri u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Guarulhos pranë Sao Paulos, në juglindje të Brazilit, mbajtës i një pasaporte venezueliane me emrin Angelo di Giacomo”, theksoi policia federale në komunikatën e rastit.
“Ai ndodhet aktualisht në selinë e policisë federale në Sao Paulo dhe do të ekstradohet drejt Italisë, ku është në kërkim për trafik droge”, vijon komunikata.
Sipas të dhënave që disponon policia braziliane, Vincenzo Macri është djali i Antonio Macri, i cili vdiq në vitin 1975 dhe ishte shefi historik i ‘Ndranghetas’, organizatë mafioze kalabreze, në jug të Italisë.
http://www.dailymotion.com/video/x5pwr5l_arrestohet-ne-brazil-bosi-i-ndraghetas_news#tab_embed
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...