Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, e ka inkurajuar pjesëmarrje e madhe e organizatave të shoqërisë civile që të angazhohen për zgjedhje.
“Ky lloj i promovimit aktiv është thelbësor për Kosovën dhe për të organizuar vota të drejta. Të gjithë qytetarët kanë të drejt të votojnë pa mashtrime”, ka thënë ai.
Delawie ka deklaruar se zgjedhjet e vitit 2013-2014 treguan se institucionet mund të përgatisin zgjedhje më të mira, shkruan arbresh.info
“Njerëzit i kanë mësuar dënimet që mund t’i marrin e kjo është meritë e juaja që po i promovon këto. Ne do të iu mbështesim gjatë gjithë procesit. Ambasada jonë i ka 40 ekipe që do të vëzhgojnë edhe procesin, por edhe në numërimin”, ka bërë të ditur Delawie.
Këto komente ai i ka bërë në tryezën me temën “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit” të organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DnV)./arbresh.info/
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...