Ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit.
Gjatë një tubimi të PDK-së në Malishevë Pajaziti ka konfirmuar se ai do të jetë kandidati i ardhshëm i kësaj partie për kryetar të komunës së Gjilanit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.
“Unë e marr përgjegjësinë e plotë ta sjell fitoren e PDK-së edhe në zgjedhjet lokale të këtij fundviti. PDK do të jetë fituese.
Ndryshe, PDK-ja humbi Gjilanin në zgjedhjet e para katër viteve, pas dy mandateve që kishte qeverisur me në këtë qytet. Atë e mori Lutfi Haziri që paraprakisht ishte ministër kulture.
Zgjedhjet për kryetar komunash në Kosovë do të mbahen këtë vit, në tetor./arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...