Dymbëdhjetë nga universitetet më me emër në Shtetet e Bashkuara kanë ritheksuar angazhimin e tyre ndaj Marrëveshjes së Parisit, pavarësisht nga vendimi i Presidentit Trump për t’u tërhequr nga pakti për klimën globale.
Presidentët e Universiteteve Harvard, Yale, Columbia dhe nëntë institucione të tjera të arsimit të lartë nxorën një deklaratë të përbashkët ku thuhet se universitetet luajnë një rol kritik në uljen e sasisë së gazeve ndotëse që çlirohen në atosferë, duke rritur ndërgjegjësimin për shkaqet dhe efektin e ngrohjes globale si dhe për të analizuar zgjidhjet e mundshme.
Në 2015 këto universitete ishin ndër 318 institucione arsimore që nënshkruan paktin Universitetet Amerikane Në Veprim për Klimën, në bazë të të cilit ata zotoheshin të rrisnin efikasitetin e përdorimit të energjisë, të ruanin burimet natyrore dhe të mbështesnin kërkimet shkencore në shkencat mjedisore, shëndetin publik, energjinë dhe politikat e zhvillimit të qëndrueshëm./voa
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...