Sot, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, respektivisht ministrit Arban Abrashi dhe Shqipe Breznices, Koordinatore e Programit nga organizata gjermane Help ne kuadër te projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”.
Ky është viti i tretë që vazhdohet me këtë bashkëpunim dhe nga ku kanë përfituar më shumë se 750 mikro biznese.
Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri, për derisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.
Komponentët e projektit janë 240 grantet për mikro bizneset; Trajnime për biznes dhe trajnime profesionale dhe mbështetje iniciativave sipërmarrëse të komunitetit në të gjithë vendin që do ndikojnë ne krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...