Një nxënës i klasës VIII të shkollës fillore të mesme të ulët “Zef Lush Marku”, paralelja e ndarë në Caparc të Prizrenit, ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi që është rrahur brenda objektit shkollor nga i afërmi i një nxënësi tjetër.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët e së cilës e kanë arrestuar të dyshuarin.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës shkruan se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 10:30, në fshatin Caparc. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka hyrë në klasë në një shkollë, nga klasa ka nxjerrë viktimën mashkull K-Shqiptar të moshës së mitur dhe në korridorin e shkollës e ka sulmuar fizikisht. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, ka raportuar Policia.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...