Orët e paradites do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta.
Më të dukshme në zonat jugore dhe juglindore të vendit. Gjatë orëve të pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave në zonat malore jugore- juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër ndërsa pjesa tjetër e vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit në zonat veriore ndërsa mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi jugor dhe juglindor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit