Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, përmes një deklaratë tha se Shtetet e Bashkuara lutën për viktimat e pafajshme që humbën jetën gjatë një sulmi terrorist në Iran.
Megjithatë, ai ka shtuar se Irani ka rënë viktimë e terrorizmit që e ka sponsorizuar vetë, transmeton portali arbresh.info
“Ne jemi të pikëlluar dhe lutemi për viktimat e pafajshme të sulmit terrorist në Iran dhe lutemi për popullin iranian, të cilët po kalojnë një fazë spiduese”, tha Trump.
“Ne theksojmë se shtetet që sponsorizojnë terrorizmin rrezikojnë të bien viktimë e të keqës që promovojnë”, shtoi ai.
Të mërkurën në mëngjes terroristët sulmuan parlamentin iranian dhe mauzoleun e Ajatollah Khomeinit, udhëheqës i Revolucionit Islamik të 1979-s.
Sipas mediave ndërkombëtare, disa persona të armatosur kanë hapur zjarr në ndërtesën e parlamentit duke vrarë dy roje dhe duke plagosur disa njerëz.
Të vdekur kanë mbetur 12 persona, por ende nuk dihet nëse në mesin e tyre ka edhe terroriste.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islamik./Arbresh.info
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë