Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, tha të mërkurën në mbyllje të fushatës në Pejë, se më 11 qershor do të fitojë koalicioni i fitores, pasi misioni Fillimi i Ri i duhet Kosovës.
Ai tha se Fillimi i Ri do qetësi, zhvillim ekonomik dhe ndërmarrësi të fuqishme, ndërsa premtoi mbrojtje për ndërmarrësit, të cilët e zhvillojnë Kosovën, si dhe mbështetje për bujqësinë.
Veseli përsëriti mbështetjen për mjekët duke thënë se nuk do të ketë asnjë mjek dhe specializant që do të mbetet pa punë. Ai po ashtu theksoi se fuqizimi i gruas dhe rinisë do të jetë prioritet, ndërsa edhe njëherë përsëriti se do të ketë ngritje pagash.
Kreu i PDK-së kërkoi nga pejanët që më 11 qershor ta votojnë PDK-në, e cila ka ndryshuar Kosovën dhe Pejën.
Ndërsa, kryetari i PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, tha se më 11 qershor do të festojnë fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma. Haliti shtoi se koalicioni PDK-AAK-Nisma është koalicion i dritës, edhe pse të tjerët po e quajnë “koalicion të territ”.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...