Sot në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, PEN – Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, në mbështetje nga Komisioni Evropian, organizojnë kampanjën kundër ndotjes së ajrit, me qëllim të kërkimit të llogaridhënies së kandidatëve për zgjedhje dhe vetëdijesimit të qytetarëve.
Kjo kampanjë do të jetë aktive duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 14:00 në Sheshin Nëna Terezë , dhe do të përfshijë vendosjen e kukullave që simbolizojnë kandidatët e zgjedhjeve, të cilat mbajnë mbishkrime sensibilizuese dhe synojnë llogaridhënje për problemin e ndotjes së ajrit.
Pastaj do te behet shpërndarja e “Fletëvotimeve” ku kandidati i zgjedhur është Ajri i Pastër, nga mesi i alternativave aktuale negative që janë politika shtetërore, matje të drejtpërdrejta të cilësisë së ajrit, nga anëtarët e projektit si dhe do të rregullohet hapësira për informimin e qytetarëve, ofrimin e broshurave, fletëvotimeve të simuluara dhe maskave kunder ndotjes.
Projekti “Making Sense” është projekt inovativ i Komisionit Evropian dhe zhvillohet paralelisht në Belgjikë, Spanjë, Skoci, Holandë dhe Kosovë. Ky projekt në Kosovë implementohet nga PEN (Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë) dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim.
Qëllimi i projektit është aftësimi i qytetarëve që të masin vetë gjendjen e mjedisit të tyre, të krijojnë kampanja nga rezultatet e dhëna, dhe së bashku me akterë kryesorë të synojnë ndryshime pozitive në fushën e mjedisit në Kosovë. Ky projekt për herë të parë në Kosovë sjell pajisje inovative për matjen e cilësisë së ajrit
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...