Edhe nëse jeni vigjilente në kryerjen e kontrolleve të herëpashershme të gjirit, lëkurës, kanceri i fshikëzës së urinës me siguri nuk është fare në mendjen tuaj.
Për më tepër që ky kancer prek më shumë moshat mbi 65 vjeç, dhe është më i përhapur tek meshkujt sesa tek femrat. Megjithatë, këto statistika nuk duhet të jenë shkak që ju t’i injoroni simptomat e kësaj sëmundje. “Shumë njerëz mendojnë gabimisht se kanceri i fshikëzës së urinës është vetëm një sëmundje për burrat e moshuar”, thotë Arjun Balar, onkolog tek Qendra Mjekësore NYU Langone. “Por janë më shumë se 18 mijë femra që diagnostikohen me kancer çdo vit në SHBA”. Dhe meqë gratë kanë tendencën më shumë që t’i injorojnë shenjat e para të këtij lloji kanceri, Rrjeti i Mbrojtjes kundër Kancerit të
Fshikëzës raporton se gjinia femërore ka më shumë gjasa që të diagnostikohet me këtë sëmundje në faza më të avancuara. Duke ditur simptomat ju ndihmon të diagnostikoheni më shpejtë dhe shanset për mbijetesë janë më të larta. Ja cilat janë disa nga shenjat paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...