Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Komunës së Gjilanit në një tubim në Përlepnicë ka lavdëruar kandidatët e LDK-së për deputetë dhe pretendentin e kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hotin, ndërsa për koalicionin PDK-AAK-Nisma ka thënë se po e cilëson Kosovën si plaçkë të vetën.
“Koalicioni rival po e trajton Kosovën si plaçkë të vetën dhe ne këtë nuk kemi me leju. Kryeministri jonë, Avdullah Hoti, do të punojë për Kosovën në tri aspekte: sundimin e ligjit, për ekonominë dhe vendet e reja të punës dhe integrimet euroatlantike”, ka shtuar kreu i LDK-së në Gjilan.
“Ata që merren me zyrën e prokurimit në Gjilan, unë po ju them qysh keni fytyrë me lypë votë kur 40 veta i keni të akuzuar për krim të organizuar e korrupsion, në krye me ish-kryetarin e Komunës?!”, tha Haziri.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...