Kandidati pë kryeministër i koalicionit LDK-ARK, Avdullah Hoti bashkë me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli kanë vizituar sot fabrikën m-Technologie në fshatin Lebanë.
Hoti, pas vizitës që u bëri punimeve në këtë fabrikë tha se ndihet shumë mirë kur sheh se po funksionojnë fabrika, shkruan arbresh.info.
Ai përgëzoi presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli duke e quajtur hero të Kosovës moderne.
“Përgëzoj punëtorët për këtë punë që po bëjnë këtu ju garantoj se do t’ju qëndrojmë afër me Pakon Fiskale 2 që iu hap rrugë investimeve. Unë e di që çdo biznes që ne lirojmë nga tatimi në fitimi apo çfarëdo lirimi që bëjmë ai kthehet në zgjerim biznesi. Ky është heroi i Kosovës moderne, do të punojmë bashkë për ta bërë një Kosovë ashtu siç duam”, ka thënë Hoti./Arbresh.info.
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...