Bajram Hasani, kandidat për deputet nga radhët e NISMA për Kosovën, ka thënë se si deputet i ardhshëm i Kuvendit do të punojë që fëmijëve në Kosovë tu ofrohet një e ardhme më e ndritshme.
Kështu ka thënë ai nëpërmjet një postimi në Facebook. Hasani ka marrë shkas nga suksesi i vajzës së tij Yllzës, e cila është shpërblyer si solistja më e mirë në festivalin e këngës për fëmijë “Lyra”.
Hasani është zotuar se si deputet i Kuvendit të Kosovës të punojë pa kursyer asgjë që të gjithë fëmijëve në Kosovë tu ofrohet një jetë e mirë, mirëqenie, shkollim kualitativ dhe barazi.
Ja postimi i tij i plotë:
Vajza ime Yllza në festivalin “Lyra”, është shpërblyer si solistja më e mirë. Për një prind nuk ka kënaqësi më të madhe se kur i përjeton sukseset e fëmijës së tij.
Suksesi i Yllzës më bën që të zotohem se si deputet i Kuvendit të Kosovës të punojë pa kursyer asgjë që të gjithë fëmijëve në Kosovë tu ofrojmë një jetë të mirë, mirëqenie, shkollim kualitativ dhe barazi.
Të punojmë për një Kosovë ku fëmijëve u garantohet e ardhme e ndritshme.
Do të punoj si për fëmijët e mi!
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi