Riza Smaka nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë pjesë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova ku ka përfaqësuar koalicionin PDK-AAK-Nisma, dhe ka prezantuar programin e tyre për sistemin e drejtësisë.
Ai ka theksuar faktin se Kushtetuta e Kosovës duhet të rishikohet në disa elemente.
“Kushtetuta e Kosovës është dashur të rishikohet me një vlerësim kritik”, pohoi Smaka.
“Do të bëjmë një propozim për ndryshime dhe modifikime të Kushtetutës dhe do të bëjmë gjykatën administrative çka do të ndihmonte në lehtësimin e lëndëve”.
“Shteti i së drejtës do të bëhet atëherë kur ligjet do të aplikohen, ato që janë, të mira, ose të këqija, por ato që janë të aplikohen”.
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj