Nesër në orën 10:00, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka pret në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu dhe Drejtorin e Qendrës së ofrimit të shërbimeve për të verbër nga kjo shoqatë, Daut Tishuku. Pas takimit, Daka, Kadriu dhe Tishuku do të mbajnë konferencë për media.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe në këto zgjedhje do t’u ofrojë mundësi personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar që të mund të votojnë në mënyrë të pavarur dhe të ruajnë fshehtësinë e votës së tyre, përmes shabllonëve në shkrimin e Brailit.
Në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, KQZ-ja ka planifikuar që në çdo Qendër Votimi (889 Qendra Votimi) të dërgojë shabllon në shkrimin e Brailit dhe Listën e Kandidatëve të Subjekteve Politike në këtë shkrim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndër institucionet e rralla në botë që edhe kësaj kategorie ua lehtëson pjesëmarrjen në votime, në Ditën e Zgjedhjeve.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...