Sot koalicioni LDK-AKR kanë mbajtur një takim në qytetin e Gjakovës ku janë pritur nga qindra aktivist të koalicionit të shpresës, shkruan Arbresh.info.
Para të pranishmëve ka folur kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR Avdullh Hoti, ai falënderoi të pranishmit dhe para tyre ka prezantuar programin e koalicionit të shpresës në disa fusha si zhvillim ekonomik, bujqësi, arsim etj.
Hoti ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të filloj punën edhe aeroporti i Gjakovës ku do të punësohen disa persona nga kjo anë
“Faleminderit shumë për pritjen e ngrohet i nderuar kryeministër i nderuar partner i koalicionit Behgjet Pacolli ,të dashur qytetarë të Gjakovës. Gjakova është qyteti im ku unë kam kaluar një pjesë të jetës duke mësuar në këtë qytet prandaj e kam shumë për zemër, sikur edhe në qytetet tjera ne jemi këtu para jush që të zotohemi dhe të kërkojmë besën e juaj që të na mbështetni si në kohen e Rugovës, ju do ta bëni dallimin e një qeverisjes të mirë.” tha Hoti
Ai nuk e la anash edhe rritjen e pagave ku premtoj rritje pagash gjatë mandatit të par të qeveris së tij, dhe njëherësh tregoi edhe të arriturat e qeverisë Mustafa gjate mandatit 2014/2017-të.
“Ne njihmi si njerëz të besës tani me partneret e koalicionit prandaj ne zotohemi për realizimin e programit gjakova ka plagë si krejt Kosova ne sapo erdhëm nga një takim ku fati i të pagjeturve është shumë i rëndë. ne zotohemi para juve se do të punojmë bashkë me partnerët tanë që fati i të pagjeturve të zbardhët të dashur qytetarë gjakova dhe krejt Kosova ka nevojë të frymoj lirshëm. Ne sot kemi lirin kemi shtetin e pavarur që të punojmë shumë për një shtet ku sundon ligji e jo forca e muskujve ne kemi pupuar shume me kryetaren për dy vjet ne besojmë se shpejt do të punojmë për fillin e punës se aeroportit të Gjakovës. ju e keni një kryetare të jashtëzakonshme ne do të punojmë se bashku për realizimin e premtimeve , rritja e pagave do të ndodh menjëherë pas formimit të qeveris e kjo do të ndodh me policët e Kosovës ” u shpreh Hoti në Gjakovë/Arbresh.info/

Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...