Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka premtuar ndërtimin e fabrikave dhe veprimtarive ekonomike si në fshatra ashtu edhe në qytete.
Pacolli, në një tubim para qytetarëve të Rahovecit tha se një prej synimeve të koalicionit LDK-AKR është edhe krijimi i një tregu të përbashkët me Shqipërinë në mënyrë që kultivuesit e rrushit të kenë ku ta shesin atë, shkruan arbresh.info.
“Ne do të ndërtojmë fabrika, do të hapim veprimtari ekonomike si në fshat ashtu edhe në qytet dhe do të kemi rritje ekonomike 8 për qind. Do të përmirësojmë infrastrukturën edhe shëndetësore edhe rrugore por edhe do të përmirësojmë ambientin tonë. Krijimi i tregut të përbashkët me Shqipërinë. Vetëm një pjesë të vogël e absorbojnë nevojat në vendin tonë dhe pjesa tjetër kërkon të eksportohet prandaj do të bëjmë që ai mall të lëviz lirshëm në të gjitha trojet shqiptare”, ka thënë Pacolli në Rahovec.
Ai premtoi ndër të tjera edhe sjelljen e njohjeve të reja për Kosovën./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1437820572949697/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...