Arrestohet Aleksandar Jabllanoviq

21:21 | 4 Qershor 2017
M. A.

Kryetari i PSK-së, Aleksandar Jabllanoviq është arrestuar në Leposaviq, në afërsi të një pompe derivatesh.

Siç mëson Indeksonline, Jabllanoviq ka pasur me vete një pistoletë të cilën e ka nxjerrë nga brezi i tij duke e drejtuar atë drejt disa punëtorëve të pompës së derivate, ku më pas ka pranuar se arma është në posedim të tij.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e Jabllanoviqit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme