Shoqëria na ka mësuar shumë shepsh se ne duhet të varemi emocionalisht nga partneri, derisa në fakt një lidhje dashurie duhet të na japë hapësirën tonë private, gjithmonë duke respektuar atë që kemi në krahë.
Por, dashuria thuhet se është e verbër, çka edhe bën që shpesh të injorojmë shenjat se një lidhje dashurie është duke na lënduar emocionalisht, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë janë disa nga këto shenja, e nëse gjeni veten në shumicën prej tyre, ndoshta është koha që ta rimendoni këtë lidhje.
Nuk ju lejon që të dilni me shoqëri
Ju kontrollon kuletën
E përdor telefonin tuaj, ashtu si edhe e kontrollon atë
Ju tregon si të visheni
Nervozohet me ju kur vonoheni për t’i përgjigjur telefonatave
Është xheloz për mikun ose miken tuaj të ngushtë
Ka frikë të thotë atë që e ka në mendje
Ju ofendon
Miqtë tuaj ju flasin vazhdimisht keq për partnerin tuaj
Por çfarë është një lidhje e shëndetshme dashurie?
Një lidhje e shëndetshme dashurie përfshin shumë gjëra, përfshirë mbështetjen, respektin e ndërsjellë e pa dyshim dashurinë.
Duhet ta kuptoni se një lidhje ku ka xhelozi të tepërt nuk është asesi shenjë dashurie. Mësohuni ta respektoni tjetrin, ta duani tjetrin dhe ta kuptoni se çfarë meritoni, e kështu lidhja juaj e dashurisë do reflektojë vetëm pozitivisht në jetën tuaj.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...