Këtë vit numri i kandidatëve që synojnë të fitojnë ulëse të deputetit në Kuvend është më i ulëti që nga viti 2001. Zvogëlimi i numrit të kandidatëve për deputetë shihet si vendim pozitiv.
Megjithatë, nuk përjashtohet fakti edhe i mundësisë së manipulimit të votave.
Numri i kandidatëve për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës për vitin 2017, është numri më i ulët qysh nga viti 2001, kur për herë të parë u mandatuan deputetet kosovar. Bazuar në historikun e garës parlamentare zgjedhore, për çdo palë zgjedhje ishin garuar mbi një mijë kandidatë.
Ndërkohë zgjedhjet e 11 qershorit do të garojnë 970 kandidatë të certifikuar nga KQZ.
Valmir Elezi- Zëdhënës i KQZ-së, ka theksuar për RTK-në, se në këto zgjedhje numri i kandidatëve është më i vogël, pra nuk e kalon shifrën tre-shifrore, për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore. ”Për Zgjedhjet e 11 Qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar më shumë se 970 kandidatë për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Këta kandidatë janë në kuadër të 5 Koalicioneve, 19 Partive Politike dhe 2 Nismave Qytetare”, ka theksuar Elezi.
Zvogëlimi i numrit të kandidatëve për deputet shihet si vendim pozitiv. Megjithatë nuk përjashtohet fakti edhe mundësisë së manipulimit të votave.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin