Shoqata ‘Çamëria’ në Fushë Kosovë, vazhdon me aktivitete

20:19 | 3 Qershor 2017
Arbresh.info

 Dega e shoqatës “Çamëria” në Fushë Kosovë, ka vazhduar me një sërë aktivitetesh me të rinjtë nga vendet e ndryshme të Kosovës të cilët iu janë bashkangjitur në vazhdimësi  kësaj shoqate, për të mbajtur gjallë frymën çame.

Ditë më parë, kjo shoqatë, ka zhvilluar takimin e radhës në të cilën janë anëtarësuar mbi 50 të rijnë.

Kryetari i shoqatës Çamëria, dega në Fushë Kosovë, Përparim Uka, së bashku me kryetaren e të rinjve të kësaj shoqate, Donjeta Morina u shpërndanë libreza anëtarësie të gjithë atyre që shprehën gatishmërinë për tu bërë pjesë e shoqatës.

Kryetari Uka, përveç tjerash, shprehi falënderim për të rinjtë të cilët sipas tij, janë bartësit kryesor të proceseve për të mbajtur frymën çame, simbol të shqiptarëve, brez pas brezi.

Gjithashtu, kjo shoqatë, përveç aktiviteteve të shumta në Kosovë, mban takime edhe me liderët e institucioneve të Shqipërisë. Së fundi  janë takuar me nënkryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi dhe deputeten Melisa Doda./arbresh.info

18788263_10155581330517223_903535251_n 18787940_10155581330667223_226460521_n

18720866_10155572130287223_341832149_o 18720875_10155572132392223_549505436_o 18720998_10155572128782223_1552803609_o 18721124_10155572131267223_1683145674_o 18765057_10155572128202223_767177080_o

18716781_10155572123592223_1252965102_n