Një tjetër vetëvrasje është shënuar sot, ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferinë e Fierit dhe viktimë mësohet se është një 46-vjeçare.
Viktima me iniciale D.B është vetëhelmuar me fostoksinë në banesën e saj në fshatin Poro, ku është gjetur në gjendje të rëndë.
Ajo është transportuar në spital, por ndihma e mjekëve nuk ka mjaftuar për të mbajtur në jetë 46-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Dyshohet se veprimi ekstrem është ndërmarrë nga gruaja në kushte të rënduara depresioni.
Materialet hetimore për rastin i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. /albeu.com
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...