Todorka Sllavkoviq, kandidatja për deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDS së Nenad Rashiqit pasi që nuk ka pranuar të tërhiqet nga kandidatura për deputete është transferuar nga nga Graqanica në Partesh, për ta vazhduar punën.
Ajo është me profesion motër medicinale që ka punuar në repartin e Gjinekologjisë në Graçanicë, por pasi nuk ka pranuar të tërheqet nga gara është transferuar në Partesh afër 55 kilometra.
Kryetari i PDS Nenad Rashiq, e ka konfirmuar për lajmi.net këtë, duke shtuar se është duke iu bërë presion nga Beogradi dhe Lista Serbe.
“Po është e vërtet që ka e kanë transferuar, kjo po bëhet vetëm për ta dobësuar partinë dhe strukturat e saj, dhe kjo po ju ndodhë të gjitha partive politike përveç kandidateve të Listës Serbe”, ka thënë Rashiq.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...