Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka hartuar dhe zbatuar me sukses në nivel vendi, planin operativ “Mars-Prill-Maj 2017” që ka të bëjë me trafikimin e qenieve njerëzore.
Gjatë kësaj periudhe me qëllim parandalimin dhe hetimin e kësaj dukurie, janë kontrolluar 71 lokale që dyshohej se kryenin aktivitete të kësaj natyre në tërë vendin, transmeton arbresh.info.
Prej tyre, janë mbyllur 34 lokale nga inspektoret komunalë të komunave përkatëse.
Në këto lokale, policia ka legjitimuar 389 femra (238 shtetase të Shqipërisë, 137 shtetase të Kosovës, 7 shtetase të Serbisë, 5 shtetase të Maqedonisë, 1 shtetase e Bullgarisë dhe 1 shtetase e Moldavisë).
Shtetaseve të huaja të cilat nuk kanë prezantuar leje pune dhe qëndrimi në vend, u janë konfiskuar dokumentet dhe janë adresuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj.
Policia gjatë kontrolleve të këtyre lokaleve, ka konfiskuar prova relevante që lidhen me mundësinë e trafikimit me qenie njerëzore./Arbresh.info.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...