Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Muhamet Bytyqi ia ka rikujtuar kandidatit për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka fjalët që ky i fundit i kishte thënë dikur për Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn.
Bytyqi ka thënë se Zeka dikur thoshte se Visar Ymeri ua kishte harruar hajnitë Haradinajt e Limajt, por sipas Bytyqit, tani Zeka u bashkua me AAK-në e Nisman me shpresën për të zhvatur.
“Milaim Zeka dikur kritikonte Kryetarin Visar Ymerin që gjoja ju ka harruar zhvatësve Fatmir Limaj e Ramush Haradinajt hajnit, privatizimet dhe krimet! Milaim, bashkimi jonë në protestë për me mbrojt Republikën, ishte bashkim në protestë, ku mundësia për të zhvatur nuk ekziston, ndërsa ti Milaim u bashkove me AAK-NISMA me shpresën për të zhvatur. Por as ata e as ti Milaim, pas 11 qershorit nuk do të zhvatni më Kosovën”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij në “Facebook”.
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI