Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besa Foundation dhe GIZi gjerman kanë nënshkruar marrëveshjen për punësim, aftësim profesional dhe trajnime në Gjermani.
“Kjo është një përpjekje shtesë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës,” është shprehur ministri në detyrë Arban Abrashi, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, këta të rinjë do të marrin përvojën dhe shkathtësitë për t’i sjellë më pas në Kosovë, dhe për t’i ndihmuar shtetit dhe ekonomisë së Kosovës.
“Nuk do të jetë projekti i fundit i përbashkët,” deklaroi Abrashi.
Sipas tyre, kjo u bë për të aftësuar njerëz për intvestimet e ardhshme gjermane në Kosovë.
Meqë jemi në kohë fushate, ata u arsyetuan se është rastisë të nënshkruhet në këtë kohë pasi që ka një vit që po punohet në këtë marrëveshje./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...