Këngëtarja e famshme amerikane, Ariana Grande ka arritur në Britani të Madhe me një aeroplan privat për të performuar në koncertin ‘One Love Manchester’ këtë të dielë.
Grande ka arritur në Aeroportin e Londrës në shtatë të mëngjesit të sotëm, dy ditë para se të mbahet koncerti i bamirësisë dhe pak javë pas sulmit që ndodhi në Manchester Arena derisa ajo po performonte e që la të vdekur 22 persona, transmeton arbresh.info.
Në koncertin e radhës, Arianën do ta shoqërojnë edhe këngëtarë të tjerë si Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Take That dhe Miley Cyrus.
Paratë e mbledhura nga ky koncert do të shkojnë për fondin e bamirësisë në mbështetje të familjeve të viktimave./Arbresh.info.

Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...