Ende pa u gjykuar për një çështje penale ku akuzohet se ka kryer mashtrim në vlerën e 1.5 milionë eurove në dëm të 22 qytetarëve, ndërtuesi Artan Sherifi dërgohet përsëri në gjykatë.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një dosje të re penale, ku biznesmeni akuzohet se ka mashtruar bankën me pasurinë që ka vendosur si garanci për një kredi në vlerën e rreth 200 mijë eurove.
Sipas hetimit të Prokurorisë, që ka nisur me kallëzim nga banka e dëmtuar, biznesmeni Artan Sherifi akuzohet se ka futur si garanci për kredinë në fjalë 6 apartamente, që në fakt ua kishte shitur personave të tjerë.
Hetimi është kryer nga Njësia Task-Forcë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, e cila, pasi ka përfunduar veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave, e ka nisur dosjen për në gjykatë. Sipas hetimeve të kryera, dyshohet se në momentin e aplikimit deri te miratimi i kredisë, biznesmeni ka paraqitur dokumente false, sikur apartamentet që po fuste garanci ishin të pashitura.
Por më pas, kur kanë nisur problemet me shlyerjen e kredisë, dhe banka ka kërkuar bllokimin e pronave të vendosura garanci, ato kanë dalë se ishin shitur më herët për persona të tjerë. Akuza e ngritur ndaj biznesmenit është “mashtrimi në kredi” sipas nenit 146 të Kodit Penal, që dënohet deri në 7 vjet burg.
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...